"Sulltaneshat e rrjetës" marrin një medalje bronzi dhe vendin e tretë në CEV 2021

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan uroi kombëtaren turke të volejbollit në një telefonatë që pati me Presidentin e Federatës Turke të Volejbollit (TVF), Mehmet Akif Üstündağ dhe kapitenen e ekipit të femrave, Eda Erdem Dündar

1702723
"Sulltaneshat e rrjetës" marrin një medalje bronzi dhe vendin e tretë në CEV 2021
sultanlar.jpeg
sultanlar 3.jpg
filenin sultanlari2.jpg
filenin sultanlari1.jpg
filenin sultanlari.jpg

Ekipi turk i volejbollit për femra (A) fitoi medaljen e bronztë dhe vendin e tretë në Kampionatin Evropian të Volejbollit 2021 (CEV) duke mposhtur ekipin holandez 3-0 këtë të shtunë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e përgëzoi kombëtaren turke në një telefonatë që pati me Presidentin e Federatës Turke të Volejbollit (TVF), Mehmet Akif Ystynda (Mehmet Akif Üstündağ dhe kapitenen e ekipit, Eda Erdem Dyndar (Eda Erdem Dündar).

Në bisedën me volejbollisten Eda, Erdoan tha se edhe medalja e bronztë është një sukses i rëndësishëm dhe e përgëzoi lojtaren me këto fjalë: “Urime. Angazhimi e performanca që treguat meriton të gjitha llojet e vlerësimit. Presim që sukseset tuaja të vazhdojnë edhe në të ardhmen”.

Kurse presidenti i federatës Ystynda (Üstündağ) e falënderoi Presidentin Erdoan për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar turk.

“Përherë na keni marrë në telefon, na keni ndihmuar. Ju faleminderit shumë”,- tha Ystynda.



Lajme të ngjashme