Turqia fiton medaljen e parë olimpike në hark, Mete Gazoz siguron të artën

Sportisti turk, Mete Gazoz, fitoi të shtunën medaljen e artë në finalen e harkut individual për meshkuj në Lojërat Olimpike Verore - Tokio 2020 duke i dhuruar vendit të tij medaljen e parë olimpike në këtë sport.

1683271
Turqia fiton medaljen e parë olimpike në hark, Mete Gazoz siguron të artën

Në finale përballë italianit Mauro Nespoli, nr. 7 botëror i harkut, 22-vjeçari Gazoz e fitoi ndeshjen 6-4 dhe siguroi medaljen e artë.

Harkëtari turk u ndesh në gjysmëfinale me japonezin Takaharu Furukawa, të cilin e mposhti 7-3 duke arritur finalen.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Mete Gazoz, aktualisht nr. 4 botëror në këtë sport, ka dy tituj individualë në Kupën e Botës për Harkëtari, një medalje ari në Lojërat Mesdhetare dhe dy medalje ari individuale të tjera në kampionatet evropiane për të rinj.



Lajme të ngjashme