Numri i të infektuarve me Covid-19 në Lojërat Olimpike në Tokio u rrit në 123

Numri i të infektuarve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në mesin e të akredituarve në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020 u rrit në 123.

1679477

Komiteti Organizativ njoftoi se Covid-19 u zbulua tek 17 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Në mesin e 17 personave të infektuarve me virus ndodhen edhe një sportist i ardhur nga jashtë dhe një tjetër që ishte i vendosur në fshatin olimpik në Tokio.

Ndërkaq në mesin e 15 personave të tjerë 14 janë personel me kontratë që ofrojnë shërbime në kuadër të turneut.

Personat e infektuar u morën në karantinë.

Kështu numri i të infektuarve në mesin e të akredituarve për Lojërat Olimpike në Tokio u rrit në 123.

Lajme të ngjashme