Lojërat Olimpike në Tokio – 71 të akredituar rezultuan pozitiv me COVID-19

Midis atyre që kanë rezultuar pozitivë ka atletë, zyrtarë dhe vullnetarë, thonë organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios.

1677942
Lojërat Olimpike në Tokio – 71 të akredituar rezultuan pozitiv me COVID-19

Gjithsej 71 persona të akredituar për Lojërat Olimpike të Tokios kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njoftuan sot organizatorët, vetëm disa ditë para fillimit të organizimit më të madh sportiv.

Midis atyre që kanë rezultuar pozitivë janë atletë, zyrtarë dhe vullnetarë. Të hënën, dy atletë rezultuan pozitivë me COVID-19 në fshatin olimpik.

Lojtari çek i volejbollit në rërë Ondrej Perushiç dhe partneri i tij David Schweiner nuk do të jenë në gjendje të garojnë në Lojërat Olimpike sepse rezultuan pozitiv me koronavirus, njoftoi Federata Çeke e Volejbollit.

Ndërkohë, një anëtar i ekipit amerikan të gjimnastikës doli pozitiv me COVID-19. Të dielën, tre anëtarë të ekipit të futbollit të Afrikës së Jugut, përfshirë dy lojtarë, ishin të infektuar.

Japonia nuk ka lejuar praninë e spektatorëve në Lojërat Olimpike të vonuara, të planifikuara të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Fshati Olimpik është vendi ku janë strehuar të gjithë atletët që kanë udhëtuar në Japoni për Lojërat Olimpike. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme