EURO 2020 – Shpallet formacioni me 11 futbollistët më të mirë të turneut

Të martën u shpall 11-shi më i mirë i Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2020).

1674807
EURO 2020 – Shpallet formacioni me 11 futbollistët më të mirë të turneut

Sipas njoftimit të UEFA-s, formacioni me 11 futbollistët më të mirë të turneut është përcaktuar nga ekipi i vëzhguesve teknikë, mes të cilëve spikasin emra shumë të njohur si Fabio Capello, David Moyes, Aitor Karanka, Robbie Keane, Esteban Cambiasso dhe Cosmin Contra.

Formacioni më i mirë i EURO 2020 ka 5 futbollistë nga Italia kampione dhe 3 nga Anglia finaliste.

Lista e plotë është si më poshtë:

Portier: Gianluigi Donnarumma (Itali)

Mbrojtës: Kyle Walker, Harry Maguire (Angli), Leonardo Bonucci, Leonardo Spinazzola (Itali)

Mesfushorë: Pierre-Emile Hojbjerg (Danimarkë), Jorginho (Itali), Pedri (Spanjë)

Sulmues: Federico Chiesa (Itali), Romelu Lukaku (Belgjikë), Raheem Sterling (Angli).



Lajme të ngjashme