Galatasaray do të përballet me PSV Eindhoven në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve

Klubi turk i futbollit, Galatasaray, do të luajë kundër skuadrës holandeze, PSV Eindhoven, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve UEFA.

1659342
Galatasaray do të përballet me PSV Eindhoven në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve

Shorti për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve u hodh të mërkurën në qytetin Nyon të Zvicrës.

Ndeshja e parë do të luhet më 20 ose 21 korrik në Sadiumin “Philips”, ndërsa e dyta më 27 ose 28 korrik në Stadiumin “Turk Telekom”.

Galatasaray do të duhet të kalojë raundin e dytë, atë të tretë dhe raundin play-off për t'u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Nëse verdhekuqtë e Stambollit mposhtin kuqebardhët e Eindhovenit, ata do të garantojnë një vend për fazën e grupeve të një prej turneve evropiane të futbollit për klube.

Shorti i raundit të dytë kualifikues:

Rruga e kampionëve

Dinamo Zagreb (Kroaci) / Valur (Islandë) – Omonoia (Qipro e Jugut)

Slovan Bratislava (Slovaki) / Shamrock Rovers (Irlandë) – Young Boys (Zvicër)

Bodo/Glimt (Norvegji) / Legia Warszawa (Poloni) – Flora Tallinn (Estoni) / Hibernians (Maltë)

Connah's Quay Nomads (Uells) / Alashkert FC (Armeni) – Teuta (Shqipëri) / Sheriff Tiraspol (Moldavi)

Olympiacos (Greqi) – Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) / Neftçi (Azerbajxhan)

Maccabi Haifa (Izrael) / Kairat Almaty (Kazakistan) – Ylli i Kuq (Serbi)

Fola Esch (Luksemburg) / Lincoln Red Imps (Gjibraltar) – CFR Cluj (Rumani) / Borac Banja Luka (Bosnjë-Hercegovinë)

Malmo (Suedi) / Riga FC (Litoni) – HJK Helsinki (Finlandë) / Buducnost Podgorica (Mal i Zi)

Ferencvaros (Hungari) / Fituesi i raundit të parë kualifikues * – Zalgiris Vilnius (Lituani) / Linfield (Irlandë e Veriut)

Shkëndija (Maqedoni e Veriut) / Mura (Slloveni) – Ludogorets 1945 (Bullgari) / Shakhtyor Soligorsk (Bjellorusi)

* Një prej Folgore (San-Marino) / Prishtinë (Kosovë) / HB Torshavn (Ishujt Faroe) / Inter Club d'Escaldes (Andorrë)

Rruga e ligës

Rapid Wien (Austri) – Sparta Praha (Çeki)

Celtic (Skoci) – Midtjylland (Danimarkë)

PSV Eindhoven (Holandë) – Galatasaray (Turqi)



Lajme të ngjashme