Fenerbahçe dhe Besiktas në mesin e 10 logove më të mira të klubeve të futbollit në botë

Si rezultat i sondazhit të ditores britanike “The Sun”, përmes të cilit u zgjodhën logot më të mira të klubeve futbollistike në botë, në dhjetëshen e parë u përfshinë gjithashtu Fenerbahçe dhe Besiktas nga Turqia.

1649790
Fenerbahçe dhe Besiktas në mesin e 10 logove më të mira të klubeve të futbollit në botë

Fenerbahçe dhe Besiktas, dy prej klubeve më të fuqishme të futbollit turk, kanë hyrë në dhjetëshen e parë të renditjes së logove më të mira të klubeve në botë nga gazeta britanike “The Sun”.

Sipas votimit për 10 logot më të bukura të klubeve të futbollit, ku i pari doli klubi Raja Casablanca i Marokut, Fenerbahçe dhe Besiktas u renditën përkatësisht në vendin e pestë dhe të dhjetë.

Më poshtë është renditja e dhjetë logove më të mira në botë të klubeve të futbollit dhe votat e tyre, sipas “The Sun”:

1. Raja Casablanca (Marok) 3,5 milionë

2. Al-Ahly (Egjipt) 3 milionë

3. Fluminense (Brazil) 169 mijë e 200

4. Real Madrid (Spanjë) 134 mijë e 200

5. Fenerbahçe (Turqi) 76 mijë 400

6. Liverpool (Angli) 75 mijë e 900

7. Barcelona (Spanjë) 74 mijë e 900

8. Colo-Colo (Kili) 66 mijë e 800

9. CSKA (Rusi) 42 mijë e 900

10. Besiktas (Turqi) 34 mijë e 400



Lajme të ngjashme