Mesut Ozil poston një mesazh solidarizues me palestinezët

Mesut Ozil, ylli i klubit turk të futbollit Fenerbahçe, uroi të gjithë myslimanët në botë për Fitër Bajramin, ndërsa u dërgoi edhe mesazh mbështetjeje palestinezëve që janë të ekspozuar ndaj sulmeve të Izraelit.

1638946

Së bashku me një mesazh në Twitter, Ozil gjithashtu postoi një fotografi me Kubbetu-sahra (Kupola e Shkëmbit) i Xhamisë Al-Aksa.

"Të gjithë myslimanëve u uroj Fitër Bajramin. Le të pranohen agjërimi dhe lutjet tona në këtë muaj të bekuar. Lutjet e mia janë me ata që nuk mund ta festojnë Bajramin në paqe sot. Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju", tha Ozil. (AA)

Lajme të ngjashme