Emri i finales së Champions League në Stamboll: Chelsea - Manchester City

“Manchester City” dhe “Chelsea” janë dy skuadrat që do të luajnë në finalen e “Champions League”, që do të zhvillohet më 29 maj në Stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit.

1635183
Emri i finales së Champions League në Stamboll: Chelsea - Manchester City

“Manchester City” dhe “Chelsea” do të luftojnë më 29 maj në Stamboll për t'u bërë kampion i Ligës së Kampioneve-UEFA (UEFA Champions League).

Përfaqësuesja britanike në Ligën e Kampionëve, “Chelsea” priti “Real Madridin” e Spanjës në fushën e vet në ndeshjen e dytë pasi kishte barazuar 1-1 në të parën.

Këtë herë “Chelsea” fitoi 2-0 dhe u bë finalistja e dytë pas “Manchester City”.

Golat e “Chelsea” u shënuan nga Timo Werner (minuta 28) dhe Mount (minuta 85).

Finalja e sezonit 2020-2021 në Ligën e Kampionëve-UEFA do të luhet të shtunën më 29 maj në Stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll.



Lajme të ngjashme