Poloni - Atletja turke bëhet kampione bote në boks për të rinj

Atletja kombëtare e Turqisë, Büşra Işıldar fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Boksit për të Rinj që u zhvillua në Poloni.

1626971
Poloni - Atletja turke bëhet kampione bote në boks për të rinj

Në çerekfinalet e Kampionatit Botëror të Boksit për të Rinj në Poloni, në garën e 81 kilogram për femra atletja turke Büşra Işıldar mundi rivalen e saj, indianen Khushi dhe arriti në finale pasi mposhti edhe polaken Martyna Jancelewicz në gjysmëfinale.

Në finale Büşra Işıldar u përball me rivalen ruse Kseniia Olifirenko, të cilën e mundi duke u ngjitur kështu në vendin e parë të podiumit.

Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu e uroi kampionen e botës Büşra Işıldar përmes mediave sociale.



Lajme të ngjashme