Turqia mposhti Norvegjinë 3-0 në kualifikueset evropiane të Botërorit, 6 pikë në 2 ndeshje

Ekipi kombëtar turk vazhdoi fillimin mbresëlënës të Kualifikuesve Evropiane për Kupën e Botës FIFA 2022 duke gjunjëzuar Norvegjinë 3-0 të shtunën.

1609962
Turqia mposhti Norvegjinë 3-0 në kualifikueset evropiane të Botërorit, 6 pikë në 2 ndeshje

Mesfushori Ozan Tufan i Turqisë u dha mysafirëve një epërsi të hershme 1-0 në minutën e 4-t në Stadiumin “La Rosaleda”, në Malagë të Spanjës.

Caglar Soyuncu dyfishoi epërsinë me kokë nga një goditje këndi në minutën e 28-të dhe pjesa e parë përfundoi 2-0.

Në skenë doli sërish Tufan, i cili shënoi golin e tij të dytë me një goditje të shkëlqyer nga distanca në minutën e 59-të për ta thelluar rezultatin në 3-0.

Mesfushori i vendasve, Kristian Thorstvedt, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të, pas një ndërhyrjeje të rëndë kundër Caner Erkin.

Pasi filloi kualifikueset me një fitore 4-2 ndaj Holandës të mërkurën, Turqia siguroi fitoren e saj të dytë duke marrë kryesimin e grupin “G” me 6 pikë deri më tani.

Në ndeshjet e tjera të grupit “G”, Holanda mundi Letoninë 2-0 dhe Mali i Zi theu Gjibraltarin 4-1.

Në një intervistë pas ndeshjes, drejtori teknik i Turqisë, Senol Gunes, u shpreh krenar për lojën e skuadrës duke thënë se lojtarët e tij ishin treguar të zgjuar, të disiplinuar dhe të durueshëm ndaj Norvegjisë.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të fortë si Norvegjia dhe e mundëm atë. Jemi të lumtur. Ne fituam dhe bëmë gjithçka siç duhet. I dinim pikat e forta të kundërshtarit tonë dhe shfrytëzuam mirë dobësitë e tyre”, deklaroi Gunes.

Ai shtoi se plani i suksesshëm i kundërsulmit e ktheu lojën në favor të Turqisë.

Nga ana tjetër, Presidenti Recep Tayyip Erdogan e përgëzoi kombëtare për fitoren e merituar kundër Norvegjisë.

Kreu i shtetit turk foli në telefon me trajnerin Gunes dhe kapitenin Burak Yilmaz.

“Unë i përgëzoj të gjithë futbollistët tanë. Ky ishte një ekip shumë i fortë. Ishit me të vërtetë shumë mirë, ju dhatë një leksion të futbollit total”, u shpreh Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme