Bordeaux huazon ish-mesfushorin e Galatasaray-it, Seri

Klubi francez i futbollit Bordeaux përforcoi radhët e tij duke nënshkruar kontratë me mesfushorin e Bregut të Fildishtë Jean Michael Seri.

1574475
Bordeaux huazon ish-mesfushorin e Galatasaray-it, Seri

"Jean Michael Seri është në huazim deri në fund të sezonit nga Fulham FC", shkroi klubi në faqen e tij të internetit dhe shtoi se 29-vjeçari kaloi testet mjekësore, duke u bërë zyrtarisht lojtar i skuadrës Bordeaux.

Seri kaloi sezonin 2019-20 në klubin turk si huazim.

Ai pati 37 paraqitje dhe shënoi dy gola dhe katër asistime për Galatasaray-in.

Seri gjithashtu ndihmoi klubin nga Stambolli të fitonte Superkupën e Turqisë në vitin 2019.

Përveç Fulham-it dhe Galatasaray-it, ai më parë ka luajtur për klubin portugez Pacos de Ferreira dhe Nice-n në Francë.

Seri numëron 30 paraqitje për ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë. (AA)



Lajme të ngjashme