Aykut Kocaman, trajner i ri i Medipol Basaksehir

Eksperti turk i futbollit Aykut Kocaman është emëruar si shefi i ri i stafit teknik të skuadrës Medipol Basaksehir, kampionit aktual të Turqisë.

1574217
Aykut Kocaman, trajner i ri i Medipol Basaksehir

Eksperti turk i futbollit Aykut Kocaman është emëruar si shefi i ri i stafit teknik të skuadrës Medipol Basaksehir, kampionit aktual të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin Aykut Kocaman", njoftoi klubi i Stambollit në një deklaratë.

Basaksehir njoftoi prezantimin zyrtar të trajnerit të ri dhe detajet e marrëveshjes për të hënën.

Klubi njoftoi të premten ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-trajnerin Okan Buruk.

Buruk drejtoi Basaksehir-in që nga sezoni 2019-20, duke e udhëhequr klubin e Stambollit drejt titullit të parë të kampionit ndonjëherë në Superligë në vitin 2020, por Basaksehir pas 20 xhirove të luajtura këtë sezon ndodhet në pozitën e 15 me 20 pikë më pak nga kryesuesi i tabelës Besiktas. (AA)



Lajme të ngjashme