NBA – Ndahet nga jeta Paul Westphal, një prej legjendave të basketbollit amerikan

Paul Westphal, ndër basketbollistët legjendarë të skuadrës Phoenix Suns dhe Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

1556546
NBA – Ndahet nga jeta Paul Westphal, një prej legjendave të basketbollit amerikan

Sipas njoftimit të publikuar në uefbaqen zyrtare të NBA-së, Westphal ka vdekur pasi vuante prej kohësh nga një kancer në tru.

Pasi u shpall kampion me Bolton Celtics në vitin 1974, ai u transferua tek Phoenix Suns, ku luajti basketboll nga viti 1975 deri në 1980-n.

Westphal u bë më vonë trajner i Phoenix Suns duke e çuar skuadrën në finalet e NBA-së për herë të parë në vitin 1993.

Në vitin 2019, ai u bë pjesë e “Hall of Fame” në mesin e lojtarëve legjendarë, gjyqtarëve, trajnerëve dhe figurave të tjera të shquara të basketbollit amerikan.



Lajme të ngjashme