Sulmuesi shqiptar i Erzurumspor Sadiku do të mungojë 3 javë

Futbollisti shqiptar i klubit të Super Ligës Turke, Büyükşehir Belediye Erzurumspor, Armando Sadiku, për shkak të lëndimit do të mungojë 3 javë nga fusha.

1554769
Sulmuesi shqiptar i Erzurumspor Sadiku do të mungojë 3 javë

Mjeku i klubit, Selçuk Gül, nëpërmjet rrjetit social të klubit informoi rreth lëndimeve të futbollistëve.

Ai tha se Sadiku i cili u lëndua në ndeshjen me Yukatel Denizlispor, ka pësuar një lëndim në këmbë dhe do të mungojë 3 javë.

Gül tha se edhe futbollistët Arturo Mina dhe Kayacan Erdoğan dhe portieri Fabian Farnolle gjithashtu do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

BB Erzurumspor ndodhet në vendin e 20-të në tabelë me 12 pikë.

Sadiku deri më tani ka luajtur në 8 ndeshje në Ligë dhe Kupë për klubin, duke shënuar vetëm një asist pa gola. (AA)



Lajme të ngjashme