Manchester City mund Newcastle-in 2:0

Manchester City mundi Newcastle United-in pas lojës dominuese në ndeshjen e së shtunës së Premier Ligës angleze.

1552744
Manchester City mund Newcastle-in 2:0

Ilkay Gündoğan shënoi golin e parë në pjesën e parë, kurse Fernan Torres shënoi në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e City-t. 

City humbi disa raste të shkëlqyera në pjesën e parë, përfshirë atë të Kevin de Bruyne në një situatë ballë për ballë me portierin kur ai nuk arriti të kalonte topin pas Karl Darlow.

Në pjesën e dytë, Ferran Torres e gjeti veten vetëm disa metra larg golit me top pas një përplasjeje, duke tundur me lehtësi rrjetën kundërshtare.

Pas ndeshjes, siç citohet nga llogaria zyrtare e Manchester City-t në Twitter, menaxheri Pep Guardiola tha: "Ne luajtëm vërtet mirë. Lojë e vështirë me kushtet e motit. Ne luftuam për të shënuar gola, por luajtëm ashtu si duhej të luanim. Një lojë e pozicionuar, prapa tre, ndërtimi, ne u angazhuam me të vërtetë mirë".

"Rezultatet janë pasojë e mënyrës se si luajmë. Ne po përmirësohemi. Lojtarët e kuptojnë pse është e rëndësishme ajo që bëjmë. Ne humbëm dy raste dy metra nga goli. Kur të përmirësohemi këtu, do të shënojmë shumë gola, tha Guardiola.

Manchester City tani ka 14 ndeshje sa kryesuesi i Liverpool-i dhe vetëm pesë pikë prapa tyre. (AA)



Lajme të ngjashme