CAS ul në dy vjet ndalesën ndaj Rusisë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi sot që ndalesa katërvjeçare e Rusisë për skandalin e dopingut të ulet në dy vjet.

1547989
CAS ul në dy vjet ndalesën ndaj Rusisë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi sot që ndalesa katërvjeçare e Rusisë për skandalin e dopingut të ulet në dy vjet.

Në një deklaratë, CAS tha se ndalesa ndaj Rusisë, e vendosur më parë nga WADA (Agjencia Botërore e Antidopingut) në vitin 2019, u reduktua në dy vjet pas kundërshtimit të agjencisë ruse të anti-dopingut ndaj sanksionit të WADA-s.

Rusia do të përfundojë ndalesën ndërkombëtare më 16 dhjetor 2022, por në këtë periudhë himni rus nuk mund të intonohet ose të këndohet në ndonjë ngjarje zyrtare, shtoi CAS.

Në mënyrë të ngjashme, flamuri rus nuk mund të shfaqet në asnjë uniformë, por uniformat duhet të përmbajnë fjalët "atlet neutral", thuhet më tej.

Pas vendimit të sotëm, Rusia do të humbasë disa gara të mëdha sportive, të tilla si Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios në verën e ardhshme dhe Kupën Botërore FIFA 2022 në Katar.

Kupa e Botës 2022 do të luhet në nëntor dhe dhjetor, ndërsa ndeshja finale është planifikuar për me 18 dhjetor.

Vendi pritës i Kupës së Botës FIFA 2018, Rusia, nuk mund të luajë në Katar më 2022 por do të hyjë në kampionatin Evropian të futbollit, UEFA EURO 2020, i cili do të mbahet në qershor dhe korrik 2021.

Në nëntor të vitit 2015, Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës ndaloi Rusinë për shkak të provave të dopingut të sponsorizuar nga shteti.

Që nga viti 2015, Rusia si komb është e ndaluar të marrë pjesë në atletikë.

Në dhjetor 2019, WADA i vendosi ndalim katërvjeçar Rusisë pasi vendi nuk ndërmori hapat e nevojshëm pas skandalit të dopingut në vitin 2015.

Në mars, Federata Botërore e Atletikës e gjobiti Federatën Ruse të Atletikës me një shumë prej 10 milionë dollarësh për shkeljen e rregullit antidoping. (AA)



Lajme të ngjashme