Hamilton rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Britaniku Lewis Hamilton, piloti i Mercedes, një prej ekipeve të Formula 1, rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).

1537708
Hamilton rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Në një deklaratë nga ekipi i Mercedesit thuhet se Hamilton i cili ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 nuk do mund të garojë në etapën e 16-të të sezonit Sakhir Grand Prix që do të zhvillohet në Bahrejn më 4-6 dhjetor.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e Hamiltonit është e mirë dhe se ai ka filluar procesin e izolimit.

Hamilton ka fituar 11 gara këtë sezon dhe në DHL Turkish Grand Prix që u mbajt më 13-15 nëntor në Stamboll ai fitoi titullin e 7-të kampion në karrierën e tij.

Hamilton është piloti i tretë që preket nga koronavirusi në Formula 1. Më parë nga COVID-19 është prekur meksikani Sergio Perez përpara etapës në Britaninë e Madhe ndërsa para garave në Gjermani kanadezi Lance Stroll. (AA)

 


Lajme të ngjashme