Çavusoglu publikon një mesazh ngushëllimi për vdekjen e legjendës së futbollit, Maradona

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu publikoi një mesazh ngushëllimi për vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit, Diego Armando Maradona.

1534511

Në postimin e bërë në spanjisht në llogarinë e tij në “Twitter”, Çavusoglu shkroi: “Lamtumirë numri 10. U prehsh në paqe”.

Duke postuar edhe një fotografi të Maradonas me fanellën numër 10, ai shkroi: “Faleminderit për të tëra momentet e bukura dhe kontributin e dhënë për futbollin në botë”.  

Maradona vdiq dje në qytetin Tigre të Buenos-Aires, për shkak të një problemi në zemër dhe mushkëri. Maradona, 60 vjeç, në fillim të nëntorit i ishte nënshtruar një operacioni në tru dhe kishte dalë nga spitali 8 ditë më vonë.

Në Argjentinë qeveria shpalli 3 ditë zie kombëtare për vdekjen e Maradonas.

Presidenti Alberto Fernandez deklaroi se trupi i Maradonas do të vendoset në ndërtesën Presidenciale, Casa Rosada dhe ceremonia e varrimit do të mbahet atje.

Shtypi lokal shkruaji se afërsisht një milion njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni, e cila do të jetë e hapur për publikun.

Lajme të ngjashme