Ataturku dhe sporti

A e dini se burri i parë i shtetit në botë që e ka bërë të detyrueshëm në vendin e tij edukimin fizik është Mustafa Kemal Ataturk?

1532753
Ataturku dhe sporti
Atatürk ve spor_02.jpg
Atatürk ve spor_03.jpg

Ataturku dhe sporti

Ataturku u kushtonte një rëndësi të madhe sporteve, sportistëve dhe klubeve sportive dhe është burri i parë i shtetit në botë që e ka bërë edukimin fizik të detyrueshëm në vendin e tij. Deklarata e tij, "Mendja e shëndoshë gjendet në trup të shëndoshë" shpjegon gjithashtu rëndësinë që ai i jepte sportit. Ataturku interesohej nga afër me sporte të ndryshme si: futbolli, sportet ujore, rremat, noti, hipizmi, aviacioni, skautizmi dhe qitja në përgjithësi dhe me mundjen në veçanti. Ai gjithashtu ka qenë pionieri i krijimit të federatave të këtyre sporteve.

Në ditët pas vdekjes së Ataturkut, gazeta franceze "L'Auto", e cila ishte gazeta më prestigjioze e përditshme e sportit jo vetëm në Evropë, por edhe në botë në atë kohë, e pati vlerësuar dhe lavdëruar gjatë e gjatë rëndësinë që Ataturku i kushtonte sportit. Në këtë artikull të gjatë spikasin fjalitë:

Ai është burri i parë i shtetit në botë që e bëri edukimin fizik të detyrueshëm. Ai e konkretizoi atë personalisht dhe nuk u mjaftua duke e hedhur vetëm si ide në letër apo duke e përmendur sportin në fjalime. Ai udhëzoi ndërtimin e stadiumeve dhe qendrave të ndryshme sportive. Ai i inspektoi vet forumet sportive që ishin krijuar në kuadër të Shtëpive të Popullit dhe që nga dita që populli u vë sovran i fatit të tij, rëndësia dhe vlera e sportit në Turqi u bë gjithnjë e më e madhe”.

 


Lajme të ngjashme