Kryeparlamentari Sentop përgëzon Hamilton për fitoren e radhës

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Şentop) ka përgëzuar pilotin britanik të skuderisë “Mercedes”, i cili fitoi çmimin e madh të Formula 1 në Turqi (DHL Turkiye Grand Prix).

1528523
Kryeparlamentari Sentop përgëzon Hamilton për fitoren e radhës

Mustafa Shentop i dha pilotit britanik Hamilton kupën e Grand Prixit të Turqisë.

Duke iu referuar kritikave të bëra për asfaltin e pistës së Stambollit “Intercity Istanbul Park”, kryeparlamentari Shentop në një mesazh publikuar në profilin e tij në median sociale tha: “Pilotin e Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili fitoi etapën e Formula 1 në Stamboll, kampionin e përgëzova dhe i dhashë kupën. Pista ishte shumë e mirë kampion, apo jo”.

Me këtë fitore Hamilton shpalli titullin kampion i sezonit, që përfundon pas 3 etapave. Kjo është e 7-ta herë që Hamilton fiton kampionatin e Formula 1 në karrierën e tij.

Gjithashtu Shentop në profilin e tij në «Twitter» postoi mesazhin “Përgëzoj kombëtaren tonë (#MilliTakım) që mundi Rusinë 3-2. Çunat tanë (#BizimÇocuklar)”.

 


Lajme të ngjashme