Formula 1 - Hamilton fitoi edhe “Grand Prix” turk

Me fitoren e garës me 58 xhiro në pistën "Intercity İstanbul Park" Hamilton vetëshpall kampion për të 7-ën herë në karrierën e tij në këtë sezon, i cili përfundon pas 3 etapave

1528487
Formula 1 - Hamilton fitoi edhe “Grand Prix” turk

Piloti britanik nga skuderia e Mercedesit, Lewis Hamilton është shpallur fituesi i “DHL Turkish Grand Prix” të Formula 1.

Në garën e mbajtur me 58 xhiro në pistën "Intercity Istanbul Park", Hamilton me fitoren e garës shpalli fitoren e kampionatit të 7-të në karrierën e tij në sezonin, i cili përfundon pas 3 etapave. Hamilton e ka dalë kampion edhe në sezonet 2008, 2014, 2015, 2017, 2018 dhe 2019.

Vendin e dytë e zuri piloti meksikan Sergio Perez i “Racing Point”, ndërsa vendin e tretë piloti gjerman nga ekipi i “Ferrarit”, Sebastian Vettel.



Lajme të ngjashme