Babai i Tottit, legjendës së Romës, vdes nga koronavirusi

Babai i legjendës së klubit italian të futbollit Roma, Francesco Totti, vdiq sot si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

1508256
Babai i Tottit, legjendës së Romës, vdes nga koronavirusi

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” tha se 76-vjeçari Enzo Totti vdiq nga COVID-19 në spitalin Spallanzani të Romës, ku po trajtohej.

I njëjti burim shtoi se Enzo kishte një sulm në zemër disa vjet më parë, duke e vendosur atë në grupin e personave që janë në rrezik të lartë nga virusi.

Në Twitter, klubi i Romës i shprehi ngushëllime familjes Totti.

44-vjeçari Francesco Totti kaloi tërë karrierën e tij 24-vjeçare te Roma.

Përpos kësaj, ai ndihmoi ekipin kombëtar italian të fitonte Kupën e Botës FIFA 2006, ndërsa Totti u tërhoq nga futbolli në vitin 2017. (AA)



Lajme të ngjashme