Sot u zhvillua Gjysmëmaratona Ndërkombëtare e Stambollit

Ka përfunduar gjysmmëmaratona "Vodafone Istanbul", e cila konsiderohet si një nga 8 gjysmëmaratonat më të mira të botës, ku fituesi për meshkujt u shpall Sezgin Ataç ndërsa për femrat, Fatma Demir.

1494020
Sot u zhvillua Gjysmëmaratona Ndërkombëtare e Stambollit
vodafon maraton.jpg

Startin e maratonës prej 21 kilometra e dhanë sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Metropolitane të Stambollit Can Akın Çağlar, drejtori i përgjithshëm i "Spor Istanbul" Renay Onur si dhe kreu i klubit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Fatih Keleş.

Gara filloi në lagjen Yenikapı me pjesëmarrjen e 47 sportistëve elitë dhe ndoqi itinerarin e parapërcaktuar duke kaluar në lagjet e tjera të metropolit më të madh turk Kumkapı, Sarayburnu, Sirkeci duke vazhduar drejt Eminönü, Unkapanı, Fener, Balat, Ayvansaray dhe Feshane. Bashkë me kthesën përpara kryqëzimit Eyüp atletët mbërritën në vijën e finishit, në pikën e nisjes në hapësirën e aktiviteteve Yenikapı.

Për meshkujt i pari u rendit Sezgin Ataç me kohën 1.03.16, ndërsa i dyti Adel Mechaal me 1.03.25 dhe i treti Benard Cheruiyot Sang me 1.03.51.

Ndërsa tek femrat Fatma Demir me kohën 1.13.17, e dyta Daisy Jepto Kimeli me 1.13.29 dhe e treta Esma Aydemir me 1.15.40.

Fatma Demir, gjendja e së cilës u përkeqësua në fund të garës u dërgua më pas me barelë në ambulancë dhe më pas në spital për trajtim.

Sportistët e vendeve të para morën një çmim rreth 13 mijë dollarë, të dytët 10 mijë dhe të tretët nga 5 mijë dollarë.

Çmimet për sportistët fitues u shpërndanë nga Can Akın Çağlar, Renay Onur, Fatih Keleş dhe zyrtarë të tjerë.

Në maratonë morën pjesë 2.500 sportistë

Në maratonën e zhvilluar nga "Spor Istanbul" degë e Bashkisë Metropolitane të Stambollit, numri i pjesëmarrësve u mbajt i kufizuar me 2.500 persona. Maratona u zhvillua duke zbatuar rregullat e distancimit fizik për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19). Në garë morën pjesë vetëm atletë elitë turq dhe ata që jetojnë në Turqi.



Lajme të ngjashme