Britaniku Elfyn Evans fiton "Rally”-in e Turqisë

Piloti britanik i “Red Bull,” Elfyn Evans është fitues i "Rally Turkey" në etapën e sotme, e pesta e Kampionatit Botëror të Rally të FIA-s (WRC) me kohën 2 orë e 43 minuta e 2,7 sekonda.

1494035
Britaniku Elfyn Evans fiton "Rally”-in e Turqisë

Finalja e "Rally Turkey" u zhvillua në qytezën turistike Marmaris të Muğla me pjesëmarrjen e 130 pilotëve nga 19 vende.

Pilotët luftuan për vendin e parë duke garuar në 12 etapa speciale me një gjatësi totale prej 707 kilometrash.

Në fund të garave piloti britanik i “Red Bull”-it, Elfyn Evans i la prapa rivalët dhe u rendit i pari me kohën 2 orë e 43 minuta e 2,7 sekonda.

Belgu Thierry Neuville përfundoi i dyti me rezultatin 2 orë e 43 minuta e 37,9 sekonda dhe Sebastien Loeb, i cili ka dalë 9 herë kampion bote, zuri vendin e tretë me kohën 2 orë e 44 minuta e 2,1 sekonda.

Kjo është radhitja e 5 pilotëve më të mirë të garës së sotme në Turqi:

1. Elfyn Evans: 2.43.02,7

2. Thierry Neuville: 2.43.37,9

3. Sebastien Loeb: 2.44.02,1

4. Kalle Rovanpera : 2.45.38,6

5. Gus Greensmith: 2.47.11,038

Ekipi suedez Pontus Tidemand-Patrik Barth, i cili konkurroi me makinën “Skoda Fabia R5” në emër të skuderisë turke “Toksport WRT” në kategorinë WEC2, doli i pari, ndërsa dyshja polake Katejan Kajetanowicz-Maciej Szczepaniak arriti fitoren me “Skoda Fabia R5” në kategorinë WRC3.

Në podium u ngjitën për vendin e tretë të kategorisë WRC3 edhe Yağız Avcı, piloti i “Red Bull”, i cili ka garoi me makinën “Citroen C3 R5” dhe ka dalë 6 herë kampion i “Rally Turkey”, bashkë me ndihmësin e tij Onur Vatansever.



Lajme të ngjashme