Nesër mbahet gjysëm maratona "Vodafone Istanbul"

Gjysëm maratona "Vodafone Istanbul" e cila konsiderohet si një nga 8 gjysëm maratonat më të mira të botës, mbahet nesër në Stamboll për të 15-ën herë.

1493689
Nesër mbahet gjysëm maratona "Vodafone Istanbul"

Gjysëm maratona "Vodafone Istanbul" e cila konsiderohet si një nga 8 gjysëm maratonat më të mira të botës, mbahet nesër në Stamboll për të 15-ën herë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vrapuesit në destinacionin e vrapimit prej 21 kilometra do ta fillojnë nga hapësira e aktiviteteve Yenikapı në gadishullin historik dhe do të garojnë duke kaluar nëpër destinacionet Kumkapı, Sarayburnu, Sirkeci duke vazhduar drejt Eminönü, Unkapanı, Fener, Balat, Ayvansaray dhe Feshane. Bashkë me kthesën përpara kryqëzimit Eyüp atletët do të mbërrijnë në vijën e finishit në pikën e nisjes në hapësirën e aktiviteteve Yenikapı.

Në maratonën e zhvilluar nga "Spor Istanbul" degë e Bashkisë Metropolitane të Stambollit, numri i pjesëmarrësve do të mbahet i kufizuar me 2.500 persona.

Ndërkohë kufizimi i kohës për gjysëm maratonën që do të fillojë me startin e atletëve elitë në orën 08:45 është përcaktuar 4 orë.

Ata që duan të marrin pjesë në gjysëm maratonën "Vodafone Istanbul" do të mund të garojnë në dy alternativa. Karahas vrapimit prej 21 kilometra me një numër të kufizuar në gadishullin histroik, sportistët mund të zgjedhin edhe destinacionin e tyre vrapues për gjysëm maratonën e parë virtuale të Turqisë ku dhe do të gjejnë mundësinë për të vrapuar të vetëm nga vendi që ata dëshirojnë.

Pas përfundimit të vrapimit pjesëmarrësit nëpërmjet aplikacionit shtypin butonin "ndaj me Spor Istanbul" të dhënat të cilat do të dërgohen në të dhënat e "Spor Istanbul". Për ata që përfundojnë gjysëm maratonën virtuale e cila nuk ka fitues ose humbës do të shpërndahen dhurata surprizë.



Lajme të ngjashme