Dominic Thiem fitues i titullit të US Open 2020

Dominic Thiem fiton titullin në kategorinë për meshkuj në US Open 2020 në New York, duke triumfuar ndaj Alexander Zverev në finalen epike të së dielës.

1490467
Dominic Thiem fitues i titullit të US Open 2020

Tenisti austriak përmbysi rezultatin duke qenë në disavantazh prej dy setesh për të mposhtur kundërshtarin e tij gjerman, tenisitin e dytë në botë, në sete 2:6, 4:6, 6:4, 6:3, 7:6 (8:6), në Stadiumin Arthur Ashe, duke fituar titullin e tij të parë Grand Slam.

Tenisti 27-vjeçar gjithashtu u bë austriaku i dytë që fiton një Grand Slam.

Bashkatdhetari i Thiem-it, Thomas Muster, ishte fitues i Open French në vitin 1995 në Stade Roland-Garros në Paris.

Pas fitores të së dielës, Thiem mori trofeun e kampionatit dhe një çek për 3 milionë dollarë, ndërsa nënkampioni Zverev u kthye në shtëpi me 1.5 milion dollarë. (AA)



Lajme të ngjashme