Trajneri i Besiktasit, Sergen Yalçin pozitiv ndaj COVID-19

Trajneri i klubit të futbollit turk Besiktas, Sergen Yalçin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).

1489413
Trajneri i Besiktasit, Sergen Yalçin pozitiv ndaj COVID-19

Trajneri i klubit të futbollit turk Besiktas, Sergen Yalçin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e klubit nga koordinatori i Këshillit shëndetësor të Besiktasit, dr. Tekin Kerem Ulku thuhet se "Në kontrollet rutinë për COVID-19 të bëra në kuadër të ‘protokollit të rikthimit në futboll‘ të Federatës Turke të Futbollit (TFF) para ndeshjes që ekipi ynë do të luajë me Trabzonsporin në javën e parë të Super Ligës, trajneri ynë Sergen Yalçin ka rezultuar pozitiv në test".

"Në vlerësimin klinik të Yalçin-it nuk është zbuluar ndonjë simptomë dhe në kuadër të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë ka filluar procesi i nevojshëm i izolimit dhe ndjekjes", thuhet në deklaratë. (AA)



Lajme të ngjashme