Shqipëria fiton ndeshjen me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare e Futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka fituar ndeshjen me Bjellorusinë, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së.

1485369
Shqipëria fiton ndeshjen me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare e Futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka fituar ndeshjen me Bjellorusinë, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja Bjellorusi-Shqipëri e luajtur në Minsk ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të ekipit kuqezi.

Shqipëria ka shënuar pas një goditjeje nga Sokol Cikalleshi në minutën e 24-t, ku me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar sërish me anë të mesfushorit Keidi Bare në minutën e 79-të.

Shqipëria është në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin dhe do të zhvillojë ndeshjen e radhës për Ligën e Kombeve më 7 shtator ndaj Lituanisë në Tiranë. (AA)

 

 

 



Lajme të ngjashme