Stambolli hyn në kalendarin e “Formula 1” për vitin 2020

Stambolli do të mirëpresë garën e 14-të të Kampionatit Botëror të vitit 2020 në Formula 1.

1478997
Stambolli hyn në kalendarin e “Formula 1” për vitin 2020

Pista "Instanbul Park", ku garat e F1 janë zhvilluar së fundmi në vitin 2011, është vendosur në kalendarin e vitit 2020 të revizionuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një deklarate nga faqja e internetit të organizimit thuhet se gara e 14-të e këtij sezoni në kampionat do të zhvillohet më 15 nëntor në pistën 5,3 kilometra të gjatë që ndodhet në lagjen Tuzla të metropolit më të madh turk.

Garat e 15 dhe 16 të sezonit do të zhvillohen në Bahrejn (29 nëntor dhe 6 dhjetor) ndërsa gara e 17-të dhe e fundit do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe (13 dhjetor).

Stambolli ka qenë i përfshirë në kalendarin e F1 për 7 vite me radhë nga viti 2005 deri në vitin 2011.



Lajme të ngjashme