David Silva kalon në Real Sociedad

Klubi spanjoll i futbollit Real Sociedad konfirmoi se David Silva i është bashkuar radhëve të skuadrës pas nënshkrimit të një kontrate dyvjeçare.

1475089
David Silva kalon në Real Sociedad

Klubi spanjoll i futbollit Real Sociedad konfirmoi se David Silva i është bashkuar radhëve të skuadrës pas nënshkrimit të një kontrate dyvjeçare.

Futbollisti spanjoll ka firmosur kontratë me klubin e La Ligës e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2022, tha Real Sociedad në faqen zyrtare të internetit.

Silva më parë ka luajtur për klubin anglez Manchester City dhe klubet spanjolle Valencia dhe Celta Vigo.

34-vjeçari ka fituar katër tituj të Premier Ligës në Angli dhe pesë trofe të Kupës së Ligës Angleze me Manchester City-n.

Silva ishte gjithashtu një nga lojtarët kryesorë për kombëtaren spanjolle që ndihmuan skuadrën të fitojë Kupën Botërore FIFA 2010 dhe kampionatet evropiane UEFA Euro 2008 dhe 2012. (AA)



Lajme të ngjashme