Kampioni olimpik Kipruto rezulton pozitiv në Covid-19

Keniani Conseslus Kipruto, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në kampionatet botërore 2017 dhe 2019, në një deklaratë nga llogaria e tij në Instagram njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

1469741
Kampioni olimpik Kipruto rezulton pozitiv në Covid-19

Kampioni olimpik dhe botëror i garave me pengesa 3 mijë metra për meshkuj, Conseslus Kipruto, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).

Kipruto, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në kampionatin botëror 2017 dhe 2019, në një deklaratë nga llogaria e tij në Instagram njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

"Bota po kalon në një periudhë të vështirë dhe jemi të detyruar që të gjithë të përmbushim detyrimet tona. Për këtë arsye, nuk do të marr pjesë në garën e Monakos më 14 gusht të Ligës Diamond. Planifikoja të thyeja rekord botëror", tha atleti kenian 26-vjeçar. (Agjencia Anadolli - AA



Lajme të ngjashme