Katër klube në fund të tabelës së Super Ligës nuk do të bien nga liga

Njoftimi u bë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Özdemir, i cili shtoi se 21 ekipe do të luajnë në Super Ligë sezonin e ardhshëm.

1464757
Katër klube në fund të tabelës së Super Ligës nuk do të bien nga liga

Federata e Futbollit e Turqisë (TFF) njoftoi se klubet e fundit në renditjen e Super Ligës nuk do të bien në ligën më të ulët për sezonin 2019-2020.

Njoftimi u bë nga kryetari i Federatës, Nihat Özdemir, i cili shtoi se 21 ekipe do të luajnë në Super Ligë sezonin e ardhshëm.

Me këtë, BtcTurk Yeni Malatyaspor, Hes Kablo Kayserispor dhe MKE Ankaragücü do të luajnë në sezonin e ardhshëm, pasi këto tri klube normalisht do të duhej të binin nga Liga e Parë me përfundimin e sezonit.

Özdemir tha se katër skuadra do të bien nga Super Liga në fund të sezonit 2020-2021, ndërsa 20 do të garojnë në sezonin 2021-2022. (AA)



Lajme të ngjashme