Henderson i «Liverpoolit» zgjidhet futbollisti i vitit në Angli

Në votimin e Shoqatës së Gazetarëve të Sportit në Angli (FWA), ku morën pjesë mbi 500 gazetarë, futbollisti 30-vjeçar anglez u zgjodh si futbollisti i vitit, duke lënë pas rivalët e tij.

1461410
Henderson i «Liverpoolit» zgjidhet futbollisti i vitit në Angli

Shoqata e Gazetarëve të Sportit në Angli (FWA) ka zgjedhur kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, si futbollisti i vitit në Angli.

Sipas një deklarate nga FWA, në votimin që u zhvillua me pjesëmarrjen e mbi 500 gazetarëve, futbollisti 30-vjeçar anglez u zgjodh si futbollisti i vitit, duke lënë pas rivalët e tij Kevin de Bruyne nga “Manchester City”, Marcus Rashford nga “Manchester United”, si dhe Virgil van Dijk dhe Sadio Mane nga “Liverpool”.

Në të gjitha përballjet, Henderson e ka veshur fanellën në 40 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.



Lajme të ngjashme