MotoGP sot hapë sezonin
Kampionati Botëror i MotoGP 2020 do të fillojë me Grand Prix Spanjoll sot në Spanjë.
1457748

Kampionati Botëror i MotoGP 2020 do të fillojë me Grand Prix Spanjoll sot në Spanjë.
Gara "Gran Premio Red Bull de Espana" do të zhvillohet në pistën e garave Jerez të dielën.
Ky sezon më parë u ndërpre për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) pasi disa gara u pezulluan ose u anuluan për shkak të pandemisë.
Garuesit do të luftojnë për të përfunduar 25 xhiro që është e barabartë me 110.6 kilometra.
E ndërtuar në vitin 1986, pista Jerez me gjatësi prej 4.4 kilometrash (2.75 milje) ndodhet në jug të Spanjës, afër Cadiz-it.
Këtë sezon Jerez do të presë dy garat e Grands Prix, hapjen e sezonit të dielën më 19 korrik dhe fundjavën tjetër "Gran Premio Red Bull de Andalucia". (AA)