Hamilton fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë

Piloti britanik i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton, të dielën fitoi garën Grand Prix të Formula 1 në Styrian të Austrisë

1454295
Hamilton fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë

Piloti britanik i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton, të dielën fitoi garën Grand Prix të Formula 1 Styrian të Austrisë.

Në xhiron e hershme të garës në Spielberg, dyshja e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc, goditën njëri-tjetrin dhe u detyruan të përfundojnë garën.

Hamilton, i cili e filloi garën në pol pozicion, doli i pari, duke përfunduar 71 xhiro për një orë, 22 minuta dhe 50 sekonda.

Fituesi i së dielës, Hamilton shënoi fitoren e tij të 85-të në karrierë.

Shoku i tij i skuadrës nga Finlanda, Valtteri Bottas përfundoi në vendin e dytë.

Max Verstappen i Red Bull e përfundoi garën në vendin e tretë, 33,6 sekonda pas Hamilton.

Sezoni 2020 i Formula 1 filloi në Austri, ndërsa Bottas shënoi fitore në hapje e sezonit gjatë fundjavës së kaluar.

Raundi i tretë do të zhvillohet në Hungari më 19 korrik. (AA)



Lajme të ngjashme