Galatasaray pëson humbje të thellë nga Aytemiz Alanyaspor

Galatasaray pësoi disfatë në Alanya të mërkurën, duke humbur nga Aytemiz Alanyaspor 4:1 në xhiron e 31-të të Super Ligës Turke.

1452101
Galatasaray pëson humbje të thellë nga Aytemiz Alanyaspor

Galatasaray pësoi disfatë në Alanya të mërkurën, duke humbur nga Aytemiz Alanyaspor 4:1 në xhiron e 31-të të Super Ligës Turke.

Aytemiz Alanyaspor shënoi golin e parë në minutën e 43-të ndërsa sulmuesi senegalez Papiss Cisse dërgoi topin në rrjetën e Galatasaray.

Ekipi vendas dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të ndërsa Cisse shënoi golin e tij të dytë në minutën e 45-të.

Pas pak, sulmuesi turk Adem Buyuk shënoi një gol për Galatasaray-in, duke ulur diferencën në 2:1.

Në minutën e 89-të, sulmuesi grek Anastasios Bakasetas shënoi golin e tretë duke çuar rezultatin në 3:1 dhe në minutën e 90-të, goli i Mustafa Pektemek solli fitore të thellë për Alanyaspor.

Alanyaspor i rriti pikët e saj në 51 duke zënë pozitën e pestë në tabelë. Galatasaray, me 52 pikë, është në vendin e katërt.

"Luanët" shënuan fitoren e tyre të fundit në ligë në javën e 24-t, duke mposhtur Genclerbirligi 3:0.

Rezultatet e javës së 31-të të Super Ligës:

- E martë:

Genclerbirligi - Fenerbahçe 1:1

Medipol Basaksehir - Yukatel Denizlispor 2:0

- E mërkurë:

DG Sivasspor - BTC Turk Yeni Malatyaspor 0:1

Trabzonspor - Antalyaspor 2:2

Aytemiz Alanyaspor - Galatasaray 4:1

Goztepe - MKE Ankaragucu 2:2 (AA)



Lajme të ngjashme