Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Piloti legjendar spanjoll i cili ka fituar dy kampionate në garën botërore të Formula 1, Fernando Alonso do të rikthehet në pistë me ekipin e Renault në sezonin 2021 pas një ndërprerjeje 2 vjeçare.

1451459
Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Piloti legjendar spanjoll i cili ka fituar dy kampionate në garën botërore të Formula 1, Fernando Alonso do të rikthehet në pistë me ekipin e Renault në sezonin 2021 pas një ndërprerjeje 2 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Formula  thuhet se ekipi i Renault i cili ka arritur suksese të mëdha në vitet e kaluara ka vendosur të punojë së bashku me pilotin spanjoll Alonso, sezonin e ardhshëm.

Piloti spanjoll ka garuar në periudhat 2003-2006 dhe 2008-2009 me ekipin e Renault dhe në këtë mënyrë ai do të hyjë në histori si piloti i parë i Formula 1 që del në pistë për herë të tretë me të njëjtin e ekip.

Alonso i cili më 29 korrik mbush 39 vjeç dhe që ka arritur rezultatet më të suksesshme në Formula 1 me ekipin e Renault në sezonet 2005 dhe 2006 fitoi kampionatin në klasifikimin e pilotëve me ekipin e tij.

Shoku i skuadrës në sezonin e ardhshëm i Alonsos do të jetë piloti francez, Esteban Ocon.

Piloti spanjoll së fundmi i dha lamtumirën Formula 1 në vitin 2018 me ekipin McLaren ndërsa karrierën e tij e kishte fokusuar drejt garave të tjera automobilistike. (AA)

 

 


Lajme të ngjashme