Sot rifillon “La Liga”

“La Liga” spanjolle do të rinisë të enjten pas ndërprerjes për afër 3 muaj për shkak të koronavirusit (Covid-19).

1433707
Sot rifillon “La Liga”

Në vijim mbetet një garë e ngushtë për kreun e tabelës pasi “Real Madrid” është vetëm dy pikë pas Barcelonës, e cila ka grumbulluar deri tani 58 pikë.

Të gjitha ndeshjet e ligës, e cila u pezullua më 12 mars, do të luhen pa tifozë.

“Sevilla” radhitet e treta me 47 pikë, kurse “Real Betis” në pozitën e 12-të me 33 pikë.

Ndërsa “Barcelona” do të përballet me “Mallorca” të shtunën si mysafire, klubi mbretëror do të presë “Eibar” të dielën.

Ndeshjet e javës së 28-të në «La Liga» janë:

Të enjten:

Sevilla– Real Betis

 

Të premten:

Granada - Getafe

Valencia - Levante

 

Të shtunën:

Espanyol - Alaves

Celta Vigo - Villarreal

Leganes - Real Valladolid

Mallorca - Barcelona

 

Të dielën:

Athletic Bilbao - Atletico Madrid

Real Madrid - Eibar

Real Sociedad – Osasuna



Lajme të ngjashme