Konya, qyteti i dytë në botë me rrugën më të gjatë për biçikleta

Me 550 km rrugë biçiklete Konya është qyteti i dytë në botë nga Nju-Jorkut që ka korsinë më të gjatë për biçikleta në botë.

1429426
Konya, qyteti i dytë në botë me rrugën më të gjatë për biçikleta

Presidenti i Federatës Turke të Çiklistëve, Erol Kyçykbakërxhi (Erol Küçükbakırcı) në fjalimin e tij me rastin e 3 Qershorit, Ditës Botërore të Biçikletave, tha se përdorimi i biçikletës po përhapet dita ditës në Turqi.

Duke pohuar se njerëzit duhet ta përdorin biçikletën si për shëndetin e tyre, ashtu edhe për mjedisin, ai shtoi:

“Pedalimi është një sport që nuk njeh moshë, nuk ka rëndësi nëse jeni 7 ose 77 vjeç. Për sa kohë që mund të qëndroni në këmbë, mund të pedaloni një biçikletë edhe nëse keni vështirësi në të ecur. Është një sport që mund të bëhet si me stomak bosh, ashtu edhe kur jemi të ngrënë, dhe që të sjell lumturi".

Kyçykbakërxhi tha se rruga më e gjatë e biçikletave në Turqi ndodhet në qytetin Konya. "Në Konya ka një korsi 550 kilometra të gjatë që është e ndarë për biçikletat. Kjo do të thotë që ne jemi të dytën në botë pas qytetit Nju-Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”,- përfundoi ai.



Lajme të ngjashme