Futbolli me tifozë do të kthehet shumë shpejt

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Çeferin tha se "futbolli me tifozë do të kthehet shumë shpejtë".

1420591
Futbolli me tifozë do të kthehet shumë shpejt

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Çeferin tha se "futbolli me tifozë do të kthehet shumë shpejtë".

"Futbolli evropian nuk do të duhet të kalojë një periudhë të vështirë sepse koronavirusi nuk do të zgjasë përgjithmonë. Gjërat do të ndryshojnë shumë më përpara se disa mendojnë. Unë jam optimist dhe nuk më pëlqen pikëpamja apokaliptike se po vjen vala e dytë, e tretë, madje e pestë e pandemisë. Ne do të ndjekim të gjitha rekomandimet e autoriteteve. Jam i sigurt se tifozët do të kthehen në stadiume shumë shpejtë", tha Çeferin për "Guardian".

Ai po ashtu tha se është e pashmangshme në periudhën e ardhshme që të ketë një krizë të caktuar financiare në futboll për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). Ai beson se pritet rënie e çmimeve të kontratave dhe pagave për lojtarët.

"Por, nuk është e drejtë të themi se lojtarët janë lakmitarë sepse pagat e tyre janë të larta. Ata gjithashtu sjellin shumë të ardhura. Futbolli është një industri e madhe që paguan shuma të mëdha taksash. Futbollistët paguajnë taksa të mëdha”, tha Çeferin. (AA)



Lajme të ngjashme