Futboll – 8 pjesëtarë të klubit Besiktas të infektuar me COVID-19

Koronavirusi i ri (COVID-19) ka marrë nën ndikim klubin turk të futbollit, Besiktas, ku 8 persona kanë rezultuar pozitivë.

1417469
Futboll – 8 pjesëtarë të klubit Besiktas të infektuar me COVID-19

“Rezultatet treguan se 8 persona janë pozitivë me COVID-19”, konfirmoi Besiktasi në uebfaqen zyrtare të klubit, pasi të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe punonjësit e tij u testuan të mërkurën për herë të dytë në kompleksin stërvitor të “Shqiponjave të Zeza”.

Klubi nuk i bëri të ditur emrat e personave për arsye privatësie.

Ligat kombëtare të futbollit në Turqi, të cilat janë pezulluar që nga marsi, do të rifillojnë në javën e dytë të qershorit.

Garat e nivelit të lartë të superligës turke do të rikthehen më 12 qershor. / AA

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:



Lajme të ngjashme