Federata Turke e Basketbollit u jep fund ligave për shkak të epidemisë

Federata Turke e Basketbollit njoftoi se për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) i ka dhënë fund të gjitha ligave të basketbollit pa shpallur kampion.

1415181

Sipas deklaratës së bërë nga federata në kuadër të masave të marra kundër epidemisë së Covid-19 i kanë bërë një vlerësim të gjitha mundësive në lidhje me skenarët e mundshëm me ligat e anuluara të basketbollit dhe ka marrë mendimet e të gjitha klubeve me në krye ministritë përkatëse, Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit FIBA dhe të Këshillit të Shëndetësisë.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së bordit drejtues të Federatës Turke të Basketbollit thuhet se duke vendimi në fjalë është marrë duke e patur parasysh të ardhmen e basketbollit turk, shëndetin e sportistëve dhe drejtuesve.

Renditja e ligave dhe të drejtat e përfaqësimit të klubeve në kupat evropiane do të përcaktohen sipas legjislacionit dhe do të shpallen në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme