“Dynamo Dresden” hyn në karantinë, 2 futbollistë dolën pozitivë me Covid-19

Klubi gjerman deklaroi se për të tretën herë është bërë testimi i lojtarëve, stafit teknik dhe punonjësve të klubit, gjë që tregoi se dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë.

1414579
“Dynamo Dresden” hyn në karantinë, 2 futbollistë dolën pozitivë me Covid-19

Dy lojtarë të "Dynamo Dresden", skuadër e cila luan në kategorinë e dytë të Bundesligës, rezultuan pozitivë me koronavirus (COVID-19).

Klubi gjerman deklaroi se për të tretën herë është bërë testimi i lojtarëve, stafit teknik dhe punonjësve të klubit, i cili tregoi se dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë.

Futbollistët nuk kanë shfaqur simptoma, kurse pas këtij, rasti e tërë skuadra duhet të futet në karantinë shtëpiake për 14 ditë.

Ndeshja e cila ishte planifikuar më 17 maj kundër Manovër 96 është shtyrë për shkak të karantinës.

Lidhja Gjermane e Futbollit (DFL) më 7 maj vendosi që kategoria e parë dhe e dytë e Bundesligës, e cila u pezullua nga mesi i marsit për shkak të koronavirusit, të vazhdojnë më 16 maj, por pa spektatorë në tribuna. (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme