Turqi – Ligat e futbollit rifillojnë më 12, 13 dhe 14 qershor, fituesit përcaktohen në fushë

Ligat e futbollit në Turqi, të ndërprera nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të nisin më 12, 13 dhe 14 qershor.

1412203
Turqi – Ligat e futbollit rifillojnë më 12, 13 dhe 14 qershor, fituesit përcaktohen në fushë

“Ne synojmë ta përfundojmë sezonin me mbështetjen e shtetit tonë”, u tha gazetarëve presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Nihat Ozdemir, në një deklaratë pas takimi të bordit drejtues të saj.

Ai theksoi se ligat e futbollit në Turqi do të përfundojnë në muajin korrik.

“Fituesit do të përcaktohen në fushë, ne do t'i japim kupat në fushë. Kurse në gusht do të presim finalen e Ligës së Kampioneve”, shtoi Ozdemir.

“Deri më sot kemi luajtur vetëm një javë pa spektatorë. Por vumë re që pa spektatorë do të luhen edhe takimet e ardhshme. Synimi ynë kryesor është që ndeshjet e 8 javëve mbetura t'i zhvillojmë në 7 fundjava dhe 1 mesjavë për ta përfunduar sezonin 2019-2020 më datë 26 korrik”, saktësoi presidenti i Federatës Turke të Futbollit.

Më 19 mars të këtij viti, Turqia pezulloi në shkallë kombëtare të gjitha garat në futboll, basketboll, hendboll dhe volejboll mes shqetësimeve në rritje të koronavirusit.



Lajme të ngjashme