Ish-futbollisti i “Galatasaray”, Didier Drogba ofron spitalin e tij si qendër për COVID-19

Ish-ylli i futbollit, Didier Drogba ka ofruar spitalin e tij në Bregun e Fildishtë, si qendër trajtimi për pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19), njoftuan mediat lokale.

1396816
Ish-futbollisti i “Galatasaray”, Didier Drogba ofron spitalin e tij si qendër për COVID-19

Spitali në qytetin Abidjan mban emrin e futbollistit të Bregut të Fildishtë, Laurent Pokou, i cili vdiq në vitin 2016.

Kreu i këshillit rajonal Abidjan, Vincent Toh Bi Irie, falënderoi Drogban për lëvizjen patriotike dhe tha se spitali do të jetë shumë i dobishëm në luftën kundër virusit pasi të jetë funksional.

Qeveria kohët e fundit njoftoi se 13 spitale në Abidjan dhe 45 në vend do të përdoren si qendra kundër COVID-19.

Që nga 11 marsi, kur u raportua rasti i parë me koronavirus në vend, 574 persona u diagnostikuan me sëmundjen, 85 prej të cilave janë shëruar ndërsa 5 kanë vdekur.

Në karrierën e tij, Drogba ka luajtur për klubet “Galatasaray”, “Le Mans”, “Guingamp”, “Olympique Marseilles”, “Chelsea”, “Shanghai Shenhua” dhe “Montreal Impact”.

Ai në nëntor të vitit 2018 u pensionua nga futbolli ndërsa luante për ekipin amerikan “Phoenix Rising”. (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme