Sot doli nga spitali trajneri “Galatasaray”, Fatih Terim

Në kuadër të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse testi sërish ka rezultuar pozitiv pas 7 ditëve, Fatih Terim nuk ka treguar simptoma dhe prandaj do të vazhdojë të trajtohet në shtëpi.

1387762
Sot doli nga spitali trajneri “Galatasaray”, Fatih Terim

Trajneri turk i klubit “Galatasaray”, Fatih Terim, i cili ishte diagnostikuar me koronavirus të ri (COVID-19), ka dalë të hënën nga spitali ku ishte shtruar.

Në deklaratën e bërë nga spitali thuhet se trajneri me përvojë ishte transferuar në spital më 23 mars, pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

Pas testeve të bëra sot, është vendosur që ai të dalë nga spitali.

Në kuadër të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse testi sërish ka rezultuar pozitiv pas 7 ditëve, Terim nuk ka treguar simptoma dhe prandaj do të vazhdojë të trajtohet nga shtëpia.

Fatih Terim 14 ditë do të qëndrojë në karantinë.

 


Lajme të ngjashme