Koronavirusi – UEFA shtyn pa afat finalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës

Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) njoftoi të hënën shtyrjen pa afat të ndeshjeve finale të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

1384198
Koronavirusi – UEFA shtyn pa afat finalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës

“UEFA ka marrë zyrtarisht vendimin për shtyrjen e finaleve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për meshkuj, si dhe të finales së Ligës së Kampioneve për femra, të planifikuara fillimisht për majin e vitit 2020”, thuhet në një komunikatë të organit drejtues të futbollit evropian.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim për datat e reja. Grupi i punës, i krijuar javën e kaluar si rezultat i thirrjes së konferencës midis palëve të interesuara të futbollit evropian, i cili u kryesua nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të analizojë opsionet në dispozicion”, theksohet në të njëjtën komunikatë.

Sipas kalendarit të njoftuar në fillim të sezonit 2019-2020 në futboll, finalja e Ligës së Kampioneve për meshkuj do të luhej më datë 30 maj në Stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit, finalja e Ligës së Evropës më 27 maj në Stadiumin “Gdansk” të Polonisë, ndërsa finalja e Ligës së Kampioneve për femra më 24 maj në “Viola Park” të Austrisë.



Lajme të ngjashme