Shtyhet me një vit Kampionati Evropian i Futbollit 2020 (EURO 2020)

Federata Norvegjeze e Futbollit, përmes faqes së saj zyrtare në “Twitter” ka deklaruar shtyrjen e Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2020.

1379911
Shtyhet me një vit Kampionati Evropian i Futbollit 2020 (EURO 2020)

Kampionati Evropian i Futbollit 2020 (EURO 2020) u shty për një vit.

Federata Norvegjeze e Futbollit, përmes faqes së saj zyrtare në “Twitter” ka deklaruar shtyrjen e Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2020.

Sipas kësaj kampionati do të zhvillohet gjatë datave 11 qershor-11 korrik 2021.

UEFA do të shqyrtojë sot nëpërmjet një mbledhjeje me telekonferencë me federatat anëtare zhvillimet në lidhje me llojin e ri të koronavirusit.

Në këtë mbledhje pritet të të merren vendime të rëndësishme në lidhje me finalet e EURO 2020, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës UEFA.


Fjalët Kyçe: futboll , Euro 2020 , UEFA

Lajme të ngjashme