Ndizet pishtari i Lojërave Olimpike Tokio 2020

Në qytetin historik Olympia të Greqisë është ndezur pishtari i olimpiadës, i cili simbolizon fillimin e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

1377419
Ndizet pishtari i Lojërave Olimpike Tokio 2020

Ceremonia tradicionale e ndezjes së pishtarit për Lojërat e 32-ta Olimpike, fati i të cilave është i papërcaktuar për shkak të shpërthimit të koroanvirusit të ri (COVID-19), u zhvillua në qytetin antik Olympia.

Në ceremoninë, që simbolizon fillimin e lojërave që do organizohen nga 24 korriku deri më 9 gusht në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, morën pjesë presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach, Nënpresidenti i Komitetit Organizues i Tokio 2020 Toshiaki Endo dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos.

Normalisht kjo ceremoni ndiqet nga mijëra njerëz, por për shkak të shqetësimeve nga koronavirusi pjesëmarrja ishte e mbyllur për publikun.

Pishtari u ndez në Tempullin Hera nga aktorja greke Xanthi Georgiou, e cila kishte veshur një kostum tradicional. Ndërsa emri i parë që mbajti pishtarin ishte qitësja greke Anna Korakaki, e cila fitoi medalje ari në Olimpiadën Rio 2016.

Pasi vizitoi monumentin Pierre de Coubertin, qitësja Korakaki ia dorëzoi pishtarin vrapueses maratoniste japoneze Mizuki Noguchi, e cila është kampione në Lojërat Olimpike Athinë 2004.

Pishtari do të udhëtojë për 7 ditë në Greqi, pastaj do t‘u jepet zyrtarëve të Komitetit Organizativ të Tokio 2020 në një ceremoni që do të zhvillohet më 19 mars në stadiumin Panathinaiko në Athinë.



Lajme të ngjashme